Varet nga madhësia dhe sa orë në ditë e përdor. Për shtëpi, një kondicioner inverter zakonisht shpenzon rreth 800 deri në 1,200 lekë në muaj në përdorim normal. Për biznese apo ambiente të mëdha me kondicionerë 24,000–48,000 BTU, shpenzimi lëviz nga 2,000 deri në 3,500 lekë në muaj. Edhe tek pajisjet e fuqishme, kursimi është i ndjeshëm falë teknologjisë super inverter.